Takaj i drejtohet me ironi Hygerta Sakos: Rivalët tanë janë ata që të flasin ty në vesh
Pëlqej
Ardjan Takaj ka qenë ironik dhe deri diku i ashpër me Hygerta Sakon pak më parë në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH.

Kur moderatorja e emisionit e ka pyetur se kush janë kundërshtarët e Partizanit, të cilët e dinin që në shtator se Skënderbeu do të dënohej ai iu përgjigj: “Kundërshtarët tanë janë aty. I keni edhe ju aty, pyesni regjisorin. Pyet atë që të flet ty tek veshi”, i tha presidenti i Skënderbeut Hygerta Sakos.

Ajo iu përgjigj aty për aty duke i thënë: “T’i them Lulit?”. “Po, thuaji Lulit të vogël…”, i tha Takaj, duke bërë sërish ironi.

Një ditë më parë ai zbuloi mesazhet e ish-drejtorit të Partizanit, Dritan Dervishi, i cili mes të tjerave i thoshte Takajt se regjisori i akuzave që vinin nga Shqipëria ishte Pano Xhixho, drejtori i departamentit të sportit në RTSH. Nuk dihet nëse dje me fjalën “regjisor” ai i referohej pikërisht Xhixhos. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori