Takaj ngre dyshime për Barcelona-Bayern: UEFA u alarmua për Skënderbeun, po kjo e sotmja? (FOTO LAJM)

Humbja e thellë e Barcelonës me shifrat 8-2 përballë Bayern Munchen ka bërë që rrjetet sociale të mbushen me komente nga më të ndryshmet.

Por ai që nuk pritej ishte komenti i presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili në fjalët e tij kishte thumbim për UEFA-n, por edhe ngrinte dyshime për këtë sfidë.

“Hahaha u alarmua UEFA se u mund Skënderbeu me Sportingun 5-1, ne me 10 lojtarë, po kjo e sotmja si do quhet?”, ishin fjalët e Takajt në këtë postim të tijin gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së sotme mes dy skuadrave.

Një postim që ka hapur menjëherë shumë diskutim mes tifozëve korçarë që e mbështetnin, duke argumentuar se si klubi ishte dënuar pa të drejtë e UEFA duhej të hetonte edhe ekipet e tjera njëlloj.

Shtuar më 14/08/2020, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori