Takaj: Për këtë arsye e bëra Shehin trajner të Skënderbeut
Orges Shehi do të jetë trajner i Skënderbeut nga sezoni i ardhshëm. Ditën e sotme, ka qenë vetë presidenti Ardjan Takaj që e ka prezantuar ish-portierin e korçarëve, tashmë me detyrën e re, si pasardhës i Ilir Dajës.

Me të marrë drejtimin e skuadrës, Shehi ka nisur nga puna edhe për përgatitjet e sezonit të ri. Ndërkohë, në fjalën e tij, presidenti Takaj ka folur edhe për këtë prurje të re në stolin e Skënderbeut, si detyra e parë e Shehit në rolin e trajnerit.

Shehi ishte lojtari më me përvojë tek klubi i Skënderbeut, ndaj edhe i besuam rolin e trajnerit. Kemi besim që ai do të bëjë mirë në këtë detyrë. Do jemi sërish në luftë për titullin, por lufta jonë më e madhe është ajo me UEFA-n”, deklaroi Takaj. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori