Takaj për rastin e penalltisë: Këto i kemi shikuar edhe në Champions League
Pëlqej
I ftuar në emisionin Fair Play nga Enkeleida Zeko në News 24, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, flet për situatën e futbollit në Shqipëri, por edhe për ekipin e tij këtë sezon, që e mbylli me dopietë.

Tifozët në stadium – "Futbolli është objektiv. Objektivat të dy ekipet sonte i kishin rregulluar. Interesat janë ekonomike, për të plotësuar buxhetet nëpërmjet Europës. Kjo kupë do ishte e rëndësishme nëse Laçi apo Skënderbeu do vareshin për të siguruar Europën. Prandaj stadiumi ishte i qetë".

"Shqiptarët tani janë mësuar në stadiumet e Europës, duan kushte më të mira. Komoditetin e kanë edhe në shtëpi, mund ta ndjekin diku tjetër. Këtë futboll që ju po shihni këtë vit, Shqipëria nuk e ka parë kurrë. Nuk mendonte njeri që një ekip do shkonte në grupe. Do mbetemi te goli i Vasil Rucit, para 35 vjetësh? Unë po flas, sepse këtu po thuhet sikur këtu futbolli është i zi. Kurrë nuk ka pasur ekip në Europë".

Rasti i penalltisë – "Këto i pamë edhe në Champions. Po të ishte futboll shqiptar, të gjithë do thonin e shiti portieri ndeshjen", përfundoi Takaj. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori