Takaj: Skënderbeu e kërkoi fitoren ndaj Kukësit
Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj pas ndeshjes u shpreh tepër i kënaqur për fitoren e arritur ndaj Kukësit. Numri një i korçarëve e quajti mungesën e tifozëve si një vetvrasje.

• Një Skënderbeu që ndryshon në emra, por që mbetet fitimtar ndaj rivalëve më të fortë…

"Ajo më pëlqen më shumë te Skënderbeu. Po të shikoni lojën, ishte një lojë shumë e bukur. Skënderbeu ishte po aty, e kërkoi fitoren, jo se në ndeshjet e tjera nuk e ka kërkuar fitoren, ndeshjet pa tifozë janë vetëvrasje.

• Shehi tregohet i matur dhe thotë ndeshja pas ndeshje, nuk thotë objektiv titulli, po Takaj?

"Ne kemi një ekip të ri, duhet të jemi me këmbë në tokë. Është formatuar komplet Skënderbeu. E rëndësishme është që ne të bëjmë ndeshje të mira, dhe që ekipi është këtu, me djem të rinj që do të përmirësohen dita ditës. Kjo është e rëndësishme për neve, rezultatet do të jenë javë pas jave.

• Një betejë tepër e rëndësishme do të jetë dhe ajo në KAS…

"Do merremi njëherë tjetër me atë, sot duhet të festojmë këtë fitoren ndaj Kukësit", deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori