Takim emocionues Tito-Abidal (VIDEO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Barcelona ka nisur dje grumbullimin duke zhvilluar stërvitjen e parë për vitin 2013 në vigjilje të ndeshjes miqësore që kombëtarja e Katalunjës ka patur me kombëtaren e Nigerisë. Përveç riaftësimit të Cesc Fabregas dhe Alex Song ajo çka ka qënë më emocionuesja ka qënë takimi mes Tito Vilanovas dhe Eric Abidal.

Si trajneri i Barcelonës ashtu edhe mbrojtësi francez kanë qënë në faqet e para të gazetave jo vetëm për atë çka kanë dhënë në fushën e lojës por edhe për betejat personale që kanë patur me kancerin.

Abidal vetëm pak javë më parë u rikthye në skuadër pas një kalvari të gjatë terapish dhe operacionesh për shkak të tumorit në mëlçi, ndërsa Tito në fund të muajit dhjetor iu nënshtrua operacionit të dytë për shkak të një mase tumorale pranë veshit.

Por fatmirësisht të dy gëzojnë shëndet të mirë dhe do të jenë në shërbim të Barcelonës që në ndeshjen e parë të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2013, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori