Takim Juventus-Luis Nani?
E ardhmja e Luis Nani mund të kthehet në një duel Milan-Juventus. Jorges Mendes, agjenti i mesfushorit portugez të Manchetser United, do të takohet nesër me drejtues të klubit torinez. Sipas asaj që raporton "Goal.com", takimi pritet të mbahet në një prej hoteleve të Milanos.

Nani nuk po kalon një periudhë aspak të mirë te "Djajtë e Kuq" dhe prej ditësh Milani është në gjurmët e tij. Por ndërhyrja e Juventus mund të qartësojë më mirë të ardhmen e futbollistit.

Momentalisht palët janë në vendnumëro pasi asnjë prej dy klubeve të interesuara nuk ka paraqitur ofertë zyrtare te Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2012, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori