Këtë fundjavë do të fillojë sezoni i ri në Superligën e Kosovës në volejboll.
10 ekipe në konkurencën e
meshkujve dhe 10 në të
femrave do të garojnë për “fronin” e të parit.
Para fillimit, ishte paralajmëruar një takim nga komesari i
garave,
Lulzim Gërguri me përfaqësuesit e klubeve të të dyja konkurencave, e që ishin 20.
Të gjitha ekipet, 20 sosh morën dje njoftimin për takimin e sotëm, por
vetëm përfaqësuesi i ekipit të klubit të
meshkujve nga Lipjani “KV ULPIANA” dhe përfaqësuesi i ekipit të
femrave të “KV FERIZAJ” ishin prezent.
Bashkë me ta ishte edhe komisari i
garave,
Lulzim Gërguri.
Pas pritjes gati 20 minutëshe takimi nuk u mbajt, ndonëse ishte takim i rëndësishëm para fillimit të Kampionatit.
Të ftosh 20 ekipe në takim dhe të vijnë
vetëm dy, kjo tregon neglizhencën që Federata e Volejbollit po e bën por në të njëjtën kohë edhe mosseriozitetin e klubeve e që e arsyeton pse volejbolli mbetet një sport shumë pak i popullarizuar në vendin tonë.
Shtuar më 10/10/2019,
ora 21:50