Takim mes Realit, PSG-së dhe agjentit të Falcaos
Pëlqej
Ndoshta diçka e madhe po lëviz orët e fundit përsa i përket merkatos së verës. Siç shkruan "Calciomercato.it", presidenti i Real Madrid Florentino Perez është duke u takuar në Monte Carlo me presidentin e PSG-së Nasser Al-Khelaifi. Këtij takimi i është shtuar edhe Jorge Mendes, agjenti i Radamel Falcaos.

Ende nuk ka ndonjë lajm zyrtar mbi temën e takimit por mendohet që është duke u folur për transferimin te Real Madrid të sulmuesit kolumbian të Monacos.

Pak ditë më parë "Los Blancos" ofruan 60 milionë euro për kartonin e "El Tigre". /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori