E ardhmja e Pol Pogbasë është vendosur. Ylli francez i Juventusit duket se më në fund do të transferohet në Spanjë te Barcelona dhe jo te Reali.
Të dyja klubet kanë rënë dakort që Paul Pogba të kaloi në Camp Nou, për saktësisht 80 milionë
euro ndërsa francezi do të ketë pagë vjetore prej 7 milionë
euro.
Disa ditë më parë Beppe Marota dhe Ariedo
Braida, u
takuan në
Milano ku edhe i kanë përfunduar të gjitha marrëveshjet për këtë transferim që do të finalizohet në merkaton e dimrit të 2016, atëherë kur edhe i skadon skualifikimi Barcelonës. /Albeu.com/
Shtuar më 18/06/2015,
ora 11:43