Takimi Rama-Duka, bojkoti pritet të marrë fund
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i FSHF-së Armando Duka kanë pasur gjatë ditës së sotme një takim mes tyre, që pritet të pasojë me dhënien fund të bojkotit në futbollin shqiptar.

Ky ka qenë një takim i shumëpritur mes të dyve, pas më shumë se një muaj që futbollistët nuk kanë zbritur në fushën e blertë, ndërsa pritet që të ketë dhe një njoftim zyrtar për mediat.

Ngërçi për arritjen e një marrëveshje ishte Ligji i Sponsorizimit. Kryeministri Rama kishte marrë një ditë më parë një relacion nga Ministria e Financave, ku ishin propozuar dy modele të ligjit. Më tepër detaje mbi marrëveshjen pritet të zbulohen në orët në vijim.

Ishte vetë Duka ai që tha se Rama i ka marrë parasysh propozimet e tyre, dhe fjala e fundit do të thuhet nga Liga Profesioniste e futbollistëve.

Kryeministri më ka premtuar se do të marrë në konsideratë propozimin tonë. Personalisht do të doja që futbolli të mos ishte ndërprerë, tani varet nga Liga nëse do të bindet”, është shprehur Duka.
Shtuar më 23/10/2020, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori