Takohen "Galaktikët", CR7 mirëpret Bale (FOTO LAJM)

Dy futbollistët më të shtrenjtë të historisë së futbollit më në fund janë takuar me njëri-tjetrin. Cristiano Ronaldo ka mirëpritur te Real Madrid uellsianin që kushtoi plot 86 milionë sterlina pas ndeshjeve eleminatore të Kombëtareve.

Gareth Bale pati një mbrëmje jo të këndshme dje me Uellsin e tij teksa u mposht 0-3 nga Serbia, ndërsa me të mbërritur në kryeqytetin spanjoll ai ka shkuar menjëherë pranë klubit ku përveç Ronaldos është takuar me trajnerin Carlo Ancelotti dhe me pjesëtarë të tjerë të "Los Blancos".

Bale mund të bëjë debutimin me Real Madrid që këtë fundjavë në ndeshjen kundër Villareal. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 19:00
Ndeshja e fundit
17/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Real Madrid Club de Fútbol në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori