Taksisti tifoz sheh ndeshjen e Romës me 110 km/h
Me 110 në orë nget makinën, ndërsa sheh ndeshjen e Romës. Një taksist roman është futur në histori, me një foto që e ka futur në telashe tifozin verdhekuq.

Citroen i tij shpejtonte nëpër rrugë me 110 km në orë, ndërsa ndiqte në monitor ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës, ndërsa në makinë kishte edhe një klient, që për fatin e tij të keq si profesion bën gazetarin. Bëhet fjalë për Daniel Verdù, korrespondenti nga Italia e Vatikani për të përditshmen spanjolle “El Pais”, që e ka shpërndarë në rrjet foto-denoncimin që u bë shumë shpejt cështje në rrjetet sociale.

Imazhi tregon taksistin në timon ndërsa ka pozicionuar në makinë një smartphone që po shfaqte ndeshjen Verona-Roma. “Taksisti roman që sheh ndeshjen e Romës me 110 km/h. E sapo ka nisur. Mirëseerdhët në shtëpi”, ka komentuar korrespondenti iberik në profilin e tij Tëitter. E kotë ta thuash, foto ka ndarë opinionet në rrjetet sociale mes atyre që dënojnë ngarjen e makinës nga taksisti e ata që janë zbavitur nga tifozeria e cmendur e tij…
Shtuar më 03/12/2019, ora 21:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori