Taktika anti-Liverpool e Diego Simeones
Atletico Madridi fitoi ndaj Liverpoolit me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të Champions Leagues.

Sfida e parë e luajtur në Madrid ishte një duel i fituar nga taktikat e Diego Simeones. Trajneri argjentinas ka zbuluar taktikën që mposht “Redsat”. Ata kanë përdorur një formacion 6-3-1.Ndeshja Atletico Madrid – Liverpool.

Simeone izuloi sulmin e frikshëm të Klopp dhe bllokoi mesfushën me një vendosje shumë të ngushtë në fushë të ekipit të tij. Formacioni i hedhur në fushë nga Simeone i ka shkaktuar shumë probleme trajnerit Klopp.

Ai mori dhe dy humbje të tjera ndaj Chelseas dhe Watfordit pikërisht me rreshtimin e kopjuar nga Simeone.

Liverpooli u eliminua nga FA Cup, ndërsa Watfordi i prishi serinë e ndeshjeve pa humbje. Ekipi kryesues i kampionatit duket se ka dalë zbuluar dhe Klopp duhet të punojë në një tjetër skemë.
Shtuar më 06/03/2020, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori