Talenti 15-vjeçar i Barcelonës blihet nga Arsenali
Pëlqej
Sipas raportimeve në mediat spanjolle Arsenal ka mposhtu Liverpool në garë për talentin e akademisë së Barcelonës dhe ka siguruar marrëveshjen me të.

Joel Lopez është vetëm 15 vjeç dhe ka luajtur për Cadeta A të Barcelona-s ku i është ofruar edhe një kontratë nga kampionët spanjollë gjë të cilën ai e ka refuzuar.

Lopez, i cili luan si mbrojtës i majtë, do të nënshkruajë me terma të veçantë përpara se të firmosë një kontratë personale kur të mbushë 16 vjeç.

Në garë për të marrë shërbimet e tij ishtë dhe Liverpool, por në fund Arsenal arriti të jetë më bindës për të marrë lojtarin. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2018, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori