Talenti 22-vjeçar rinovon kontratën me Manchester United
Pëlqej
Scott McTominay ka nënshkruar kontratë të re me Manchester United, kontratë kjo që do ta mbajë lojtarin në “Old Trafford” deri në vitin 2023.

22 vjeçari ka regjistruar vetëm tetë paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe kishte qenë lidhur me një kalim të mundshëm tek Celtic.

Pasi arriti që sezonin e kaluar të depërtoj në skuadrën e parë, nën urdhrat e Jose Mourinhos, ai tashmë është i vendosur që të vazhdojë punën e palodhshme tek United.

McTominay ishte regjistruar në akademinë e Manchester United kur ishte vetëm pesë vjeçar dhe arriti që të debutoj me skuadrën e parë të United në sezonin 2017/18. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori