Talenti akdemisë së Juventusit mpsht kancerin, gati të takohet me Pogbanë
Brajan Dodien është një nga futbollistët e Juventusit U-15, i cili tri vite më parë nisi një betejë me sëmundjen e kancerit. Në luftën e tij ai pati mbështetjen e një kampioni si Pol Pogba, i cili e inkurajoi edhe me një dedikim pas një goli të shënuar në "Allianz Stadium".

Tashmë, djaloshi i akademisë bardhezi është shëruar dhe lajmin e ka dhënë vetë në profilin personal "Instagram".

Postimi është bërë viral dhe, natyrisht, mes urimeve nuk mund të mungonte edhe ai i kampionit të botës që luan te Mançester Junajtid.

Pogba është shprehur shumë i lumtur për shërimin e djaloshit, të cilin tashmë e konsideron një mik dhe që mezi pret ta takojë së shpejti. /albeu.com/

Shtuar më 08/01/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori