Talenti brazilian i shtohet listës së Milanit
Listës së alternativave për Milanin të publikuara nga mediat italiane ditë e fundit, u shtohet edhe talenti i skuadrës së Internacional Porto Allegre, Leando Damiao.

Talenti brazilian i shtohet alternativave të tjera të klubit kuqezi për transferimin në Milano, ku nuk mungojnë emra të njohur të Serisë A, si treshja në sulmin e Juventusit, Del Piero, Amauri dhe Toni, që të tre lojtarë që nuk po gjejnë hapësira në skuadrën bardhezi.

Por problemi qendron tek shifra e vendosur nga Internacional për transferimin e tij, që kap shifrën e 30 milionë eurove, shifër kjo që për arkat e Milanit, për momentin vlerësohet tepër e lartë. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 19:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori