Besart
Celina është grumbulluar nga trajneri i Manchester
City-it Manuel Pellegrini për të qenë një nga alternativat e tij për sfidën e mbrëmjes së sotme në Ligën e
Kampioneve ndaj Juventus.
Celina ka udhëtuar së bashku me pjesën tjetër të skuadrës drejt Torinos, për të qenë pjesë e stolit të
City-it në një ndeshje mjaft të fortë
sikurse është kjo përballje me finalistët e sezonit të shkuar të Ligës së
Kampioneve.
Celina luajti edhe në Vëllazëroren ndaj Shqipërisë, pas ftesës së marrë nga Bunjaku./albeu.com/
Shtuar më 25/11/2015,
ora 12:10