Talenti i Ajax-it i thotë "JO" Holandës për SHBA-në
Mbrojtësi i talentuar i Ajaxit, Sergino Dest ka vendosur të refuzojë ftesën e Kombëtares Holandeze, pasi do të vazhdojë të luajë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Djaloshi 19-vjeçar ka spikatur këtë vit në formacionin e Ajaxit, me 9 ndeshje si titullar në Eredivisie, duke tërhequr vëmendjen e “tulipanëve”, ndonëse kishte luajtur më herët me moshat e ShBA-ve dhe madje kishte debutuar edhe me ekipin e parë.

Ftesa nga Holanda kishte vënë në dyshim Dest, pro në fund ai komunikoi vendimin e tij final, që ishte të mbetej pjesë e ShBA-ve, ndërsa vendimtar duket se ka qenë takimi me trajnerin, pas ndeshjes mes Ajaxit dhe Chelseat.

“Kam besuar vazhdimisht se e ardhmja e futbollit në SHBA do të jetë gjithmonë e më e mirë, ndaj vendosa që të vazhdoj të vesh fanellën amerikane gjatë karrierës time”, deklaroi Dest, i cili ka baba nga Surinami dhe nënë holandeze.
Shtuar më 29/10/2019, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori