Talenti i Ajaxit, i lumtur me interesimin e Barcelonës për të
Mbrojtësi i talentuar i Ajaxit, Matthijs de Ligt, është në radar të drejtorit sportiv të Barcelonës, Robert Fernandez.

Sipas mediave spanjolle është pikërisht de Light objektivi numër një i gjigantit katalunas për përforcimin e mbrojtjes.

Ky interesim i Barcelonës i ka pëlqyer talentit të Ajaxit, i cili ka treguar se është pikërisht klubi katalunas i preferuari i tij.

“Ekipi im i preferuar në Spanjë është Barcelona për shkak të lidhjes që kanë me Ajaxin dhe futbollin e bukur”, ka thënë fillimisht mbrojtësi 18-vjeçar.

“Ka shumë gjëra që janë shkruar dhe unë nuk di asgjë, pse duhet të shqetësohem?”

“Çdo lojtar preket nga lidhja e tij me ekipe të shkëlqyera dhe unë nuk jam ndryshe, por nuk më intereson shumë, luaj në Ajaxin dhe jam i lumtur këtu”, përfundoi de Ligt. /Albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori