Talenti i Ajaxit refuzon Barcelonën
Talenti i ri holandez Frenkie de Jong është kthyer në një mollë sherri nëse mund ta cilësojmë të tillë, pasi për shërbimet e mesfushorit 21- vjeçar që po rezulton një sensacion i vërtetë tek Ajax, janë vënë në garë klubet më të mëdha europiane, si kampionët në fuqi të La Ligas, Ligës së parë franceze dhe asaj të Premier Leauges, sikundër dhe kampionët e Europës madrilenët e Realit.

Gjatë ditëve të fundit mediat patën dalë në përfundimin se mes katalanasve të Barcelonës kishte patur një akord verbal me lojtarin holandez. De Jong dhe Barça kishin një marrëveshje shkrujanë mediat spanjolle. Frenkie kishte zgjedhur projektin sportiv të Barçës, përpara atij të Manchester City dhe PSG. Paga që agjenti i tij kishte kërkuar për kontratën pesëvjeçare ishte pranuar nga Barça.

Dhe kur optimizmi nisi të mbizotëronte në Camp Nou, duke ditur se Ajax do të transferonte lojtarin më të mirë të së ardhmes me 75 milionë, presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi ndërhyn për të prishur gjithçka. Si një hakmarrje nga ana e sheikut nga Katari për tentativën e Barcelonës për ti marrë parizinëvë një lojtar të rëndësishëm si Rabiot me parametra zero. Për t’iu rikthyer çështjes De Jong oferta e klubit kyreqytatas ka qënë me të vërtetë joshëse dhe për 21-vjeçarin De Jong pritet që brenda pak ditësh gjithçka të zyrtariohzet me holandezin që sezonin e ardhshëm projektohet të mbajë veshur fanellën e PSG në Parc des Princes, vetëm nëse ai nuk do të ndryshojë mendim në minutën e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori