Talenti i Anglisë i frikësohet Kosovës: Do e kemi të vështirë, por mund të shënojmë 3 ose 4 gola
Talenti i Anglisë Declan Rice i trembet Kombëtares së Kosovës. Ai ka deklaruar se Kosova ka mjaft cilësi brenda skuadrës, por gjithashtu tha se Kombëtarja angleze e ka luksin të mposhtë cilëndo skuadër me 3 apo gola diferencë.

“Do të jetë një test me të vërtetë i vështirë. Steven Holland (ndihmëstrajneri i Anglisë) na i kujtoi këtë gjë mbrëmë. Ai na tha se ata janë skuadra më në formë në Evropë”, ka thënë Rice në një intervistë të dhënë për ITV.

“Shumë prej nesh mund ta shikojnë Kosovën dhe të thonë se do të jetë ndeshje e lehtë, por ne e dimë se nuk do të jetë kështu. Do të jetë e vështirë, ata do të jenë përballë nesh dhe do t’i duan tre pikët pasi që janë menjëherë prapa nesh në grup”.

“Ne duhet të sigurohemi që dalim në fushë dhe ta bëjmë një paraqitje të mirë. Lojtarët e Kosovës duhet të jenë duke menduar se pse Bullgaria luajti në Ëembley e ne po luajmë në Southampton, s’dua ta ofendoj Southamptonin, por kjo do t’i nxisë ata”.

“Ne jemi përgatitur për këtë, e dimë se do të jetë një test i vështirë, por ne e kemi cilësinë për ta mposhtur cilëndo skuadër për tri apo katër gola. Ne vetëm duhet të sigurohemi se po luajmë me vetëbesim qysh nga fillimi”.

Ndërkohë ndeshja starton në orën 20:45.
Shtuar më 10/09/2019, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori