Talenti i Barcelonës që befasoi Messin që në stërvitjen e parë
Pëlqej
Riqui Puig është një prej emrave më premtues në akademinë e Barcelonës. 19 vjeçari i cili luan si mesfushor qendre është në rrugë të drejtë për të bërë një karrierë të madhe.

Lojtari gjithashtu mrekulloi në paraqitjet e tij në fazën para sezonale, sidomos në ndeshjen kundër Milan, paraqitje për të cilën foli edhe Gennaro Gattuso.

Por, më me rëndësi se aq është përshtypja që Puig la tek Lionel Messiseancat stërvitore.

Sipas të përditshmes spanjolle “SPORT”, Messi kishte mbetur i mrekulluar nga Riqui qysh në stërvitjen e parë.

Messi shumë shpejtë e vërejti Puigin qysh në seancat e para stërvitore me skuadrën e parë. Ai e dëshironte atë në anën e tij dhe sigurisht djaloshi ishte i lumtur të luante krahas idolit të tij. Jo vetëm Messi por edhe Suarez e Iniesta ishin të mrekulluar me të riun” shkruan “Sport”.
Shtuar më 06/12/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori