Talenti i Boca-s "çmend" klubet italiane (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
E quajnë "El Tano" dhe katër vjet më parë la Italinë për të shkuar bashkë me prindërit e tij në Amerikën e Jugut. Nga Fuscaldo, Cosenza, te Boca Juniors: ky është rrugëtimi i talentit Francesco Serafino, yllit të ri që po tërheq vëmëndjen e klubeve më të mëdha në Serie A.

Nga Juventus te Torino për të kaluar te Milani apo Genoa, interesi i klubeve me emër në Itali për 17-vjeçarin është shumë i madh.

Deri tani nuk ka asnjë ofertë konkrete, shkruan "Calciomercato", por mundësia që ai të rikthehet në Itali është shumë e madhe. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2014, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori