Talenti i Dortmund lë me gisht në gojë ekipet e mëdha europiane
Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka hedhur poshtë çdo zë në lidhje me transferimin në fund të sezonit të talentit anglez Jadon Sancho. Për sulmuesin 19-vjeçar janë interesuar disa nga skuadrat më të mira në Europë, si Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United, të gatshme të paguajnë deri në 100 milionë euro për ta blerë.

Një shumë e madhe dhe që do të kënaqte këdo, por te Borussia kanë vendosur të refuzojnë çdo ofertë. Sancho, këtë sezon ka realizuar 11 gola në 30 ndeshje në Bundesliga. "Nuk kemi marrë asnjë ofertë zyrtare. Gjithsesi, për ne nuk do të ketë asnjë ndryshim, pasi lojtari është pjesë e planeve tona dhe do të qëndrojë këtu edhe sezonin tjetër", tha Zorc.

"Ju konfirmoj se Sancho do të luajë me Borussia edhe sezonin tjetër. Askush nuk do të marrë talentin tonë. Nuk kam ndërmend të vendos asnjë çmim për lojtarin, pasi ai do të luajë këtu edhe sezonin tjetër", u shpreh më tej shefi i skuadrës së Dortmund. Lojtari anglez ndodhet te skuadra e Borussia që prej vitit 2017, ku në 42 ndeshje ka realizuar 12 gola. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori