Talenti i Dortmundit lojtari i vitit 2017 në Amerikë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mesfushori i talentuar i Borussia Dortmundit, Christian Pulisic, është shpallur lojtari më i mirë i SHBA-së për vitin 2017.

Pulisic, 19-vjeçar, u bë lojtari më i ri në historinë 34-vjeçare të këtij çmimi që e rrëmben atë, duke e mposhtur Landon Donovanin, i cili për herë të parë e fitoi në moshën 21-vjeçare në vitin 2003, shkruan Albeu.com.

“Vërtet është ndër i madh dhe dua t’i falënderoj të gjithë që votuan për mua. Është diçka që kurrë nuk e kisha menduar, Lojtari Amerikan i Vitit”, ka thënë Pulisic.

Pulisic ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë në nëntë ndeshje këtë vit për Kombëtaren e SHBA-së. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 23:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori