Talenti i Genoas: Juventusi ëndërra ime, Dybala është fantastik
Juventusi me shumë mundësi do të transferojë në fund të sezonit talentin e Genoas Cristian Romero.

Argjetinasi i cili mbërrti këtë sezon në Serina A ka zhvillaur 11 ndeshje me Genoan dukë shënuar dhe një gol.

Romero nuk ka preferuar të flasë për të ardhmen e tij, por vetëm për ndeshjen përballë bardhezinjve.

"Nuk dua të flas për të ardhmen time. Kjo gjë i takon agjentëve dhe dy klubeve. Normale që të luaj për Juventusin është një ëndërr, jo vetëm e imja, por e të gjithë futbollistëve besoj. Megjithatë, unë jam i fokusuar vetëm të bëj mirë për Xhenoan deri në fund të sezonit".

"Lojtari që më pëlqen më shumë? Paulo Dibala! Është fantastik, dua që një ditë të arrij ato që ai ka bërë në fushën e lojës',- tha mbrojtësi argjentinas për bashkëkombësin e tij. /albeu.com/

Shtuar më 28/02/2019, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori