Talenti i Hamburg vendos të kalojë te Bayern Munchen
Talenti Hamburger SV, Jann – Fieter Arp ka bërë të ditur se është koha e duhur që të kalojë në ‘Allianz Arena’.

Lojtari ka konfirmuar se ai do të largohet nga Hamburg gjatë kësaj vere, me destinacionin e radhës, Bayern Munich.

"Unë kam nevojë për një ndryshim të skenarit dhe jam i lumtur që mund të largohem" ka thënë Arp për ‘Kicker’.

Arp ka bërë debutimin e tij për Hamburgun në sezonin 2017/18, kur kishte regjistruar 18 paraqitje gjatë asaj kampanje, para se skuadra të binte nga Bundesliga.

Reprezentuesi i Gjermanisë U-19 ka regjistruar 27 paraqitje në të gjitha kompeticonet këtë sezon.

Ai ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tri herë, por skuadra e tij nuk arriti që të promovohet në Bundesliga. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2019, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori