Talenti i huazuar nga PSG tek Valencia, refuzon transferimin tek gjiganti spanjoll
Ronaldo pak dit më parë i sugjeroi Presidenti Perez transferimine talentin portugez, Goncalo Guedes.

Goncalo Guedes ka folur rreth këtyre spekullimeve duke pranuar se nuk është i sigurt se ku do të qëndrojë e ardhmja e tij, por ai do të dëshironte të qëndroj në Valencia pas huazimit të tij nga Paris Saint-Germian.

Mesfushori portugez me tipare sulmuese u transferua në Mestalla në verë në një marrëveshje huazimi me mundësi blerje dhe ka bërë një fillim të rrufeshëm me tre gola dhe pesë asistime në gjashtë nisje të ligës.

“Është gjithmonë mirë që skuadrat më të mëdha tregojnë interes për punën time edhe pse nuk di asgjë për të ardhmen time”, ka thënë fillimisht Guedes për ESPN.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodh [sezonin e ardhshëm], por do të doja të qëndroja në Valencia”.

“Jam shumë i lumtur këtu dhe jam trajtuar shumë mirë”, përfundoi portugezi. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2017, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori