Qaka: Qava kur më ftoi Kombëtarja, jam nga Peja por ëndërr kisha Shqipërinë
Pëlqej
Dje ishte radha e ‘të rinjve’ që të dilnin para mediave, sepse krahas Ajdareviçit, u shfaq edhe mesfushori tjetër që grumbullohet për herë të parë me Shqipërinë, Kamer Qaka.

Ky i fundit tregoi mes emocioneve se ka ëndërruar gjithmonë të luajë për Shqipërinë dhe se ka qarë kur ka marrë ftesën. Mesfushori 21-vjeçar tregon se është gati dhe se pret mundësinë e tij për të kontribuar për Shqipërinë, në fushën e lojës.

“Kam nisur të qaj kur më kanë telefonuar dhe njoftuar se do të jem pjesë e kombëtares në ndeshjen me Turqinë. Që në moshë të vogël e kam ndjekur kombëtaren dhe ka qenë ëndrra ime të luaj me Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që jam sot këtu. Më kanë pritur shumë mirë të gjithë shokët, të cilët janë të një niveli të lartë. Jam nga Peja, por ëndrra ime ka qenë Shqipëria. Unë nuk pretendoj për shumë minuta. Jam krenar vetëm që jam këtu”, tha Qaka. /Albeu.com/
Shtuar më 11/11/2017, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori