Juventusi dhe Interi, rivalë jo vetëm në kampionat, por edhe në
merkato.
Dy gjigantët e futbollit italian janë në garë për të arritur te
kartoni i Dejan Kulusevskit, i cili këtë sezon po shkëlqen me fanellën e Parmës, ku luan i huazuar, pasi
kartoni i tij zotërohet nga Atalanta.
Zikaltrit kanë kohë që interesohen për 19-vjeçarin, të cilin e kanë kërkuar edhe më parë.
Por nuk mbetet pas as “Zonja e Vjetër”, pasi drejtori sportiv, Paratici, ishte i pranishëm në stadium në sfidën Bologna-Parma, pikërisht për të vëzhguar nga afër futbollistin.
Parashikohet kështu një derbi i Italisë edhe në
merkato, me
Juventusin dhe
Interin që do të bëjnë maksimumin për të arritur te lojtari që gjatë janarit.
Shtuar më 25/11/2019,
ora 14:19