Talenti i Shpresave firmos për 4 vite me gjigandët kroatë
Emir Sahiti sulmuesi i kombëtares Shpresa të Shqipërisë i cili është edhe vëllai i ish-lojtarit të Skënderbeut Suad Sahiti ka firmosur zyrtarisht një kontratë 4-vjeçare me gjigandët kroatë të Hajdukut të Splitit.

19-vjeçari nga Kosova ka bindur me paraqitjet e tij drejtuesit e klubit kroat gjatë aktivizimit te skuadra e dytë e Hajdukut në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe këta të fundit i kanë ofruar një kontratë 4-vjeçare Sahitit duke e bërë pjesë të skuadrës së parë për sezonet në vazhdim.

Në ligën e dytë të futbollit kroat me Hajduk Split 2, 19-vjeçari luajti 9 ndeshje duke realizuar dhe 1 gol. Në një postim në rrjetet sociale ish lojtari i Rabotnickit në Maqedoni nuk mund të fshihte lumturinë për këtë hap të madh në karrierën e tij.

Shtuar më 28/08/2018, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori