Talenti i Vardarit "vishet" kuqezi
Jasir Asani mund të quhet zyrtarisht lojtar i Kombëtares shqiptare. Talenti i lindur në Shkup dhe që gjatë këtij sezoni u shpall kampion i Maqedonisë me Vardarin, është pajisur me pasaportën shqiptare.

Lajmin e konfirmoi vetë mesfushori, që në profilin në “Facebook” u shfaq entuziast, duke nënvijëzuar se “përjetoi një gëzim të veçantë, duke u pajisur me pasaportën shqiptare”.

“Jam shumë i gëzuar, andaj këtë moment dua ta ndaj me ju. Shpersoj se gëzini im i ardhshem do të jetë ftesa nga Kombëtarja”, shkrunte 20-vjeçari që kandidohet menjëherë për ekipin A të drejtuar nga Gianni De Biasi.

Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse Asani do të afrohet menjëherë në përfaqësuesen e madhe, apo do të aktivizohet në skuadrën Shpresa të drejtuar nga Redi Jupi, në mënyrë që të fitojë eksperiencë ndërkombëtare.
Shtuar më 11/05/2016, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori