Talenti që la Realin këtë sezon, falenderon Zidanen që e largoi
Pëlqej
Mariano Diaz, lojtari Madrilen i shitur në Lyon por me të drejtë blerje ka folur për arsyet se pse zgjodhi pikërisht skuadrën Franceze dhe për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

”Kam pasur shumë oferta por Lyoni ishte vendi më i mirë për të shkuar dhe trajneri Zidane më rekomandoi këtë pasi kuptoi largimin e Lacazette drejt Arsenalit dhe e vlerësoi si skuadrën më të mirë për mua.”

”Të qëndroja në Madrid, ndoshta do të kisha mundësinë dhe ndoshta jo. Jam shumë i lumtur që kam qëndruar atje për një vit ku kam fituar të gjithë trofetë, por tani jam i lumtur në Lyon. Nuk mendoj se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kisha qëndruar atje, pasi ende kanë lojtarë shumë të mirë.”, përcjell Albeu.com

”Kam nënshkruar për 5 vite këtu dhe nuk e di nëse Real Madridi ka ndonjë mundësi për të riblerë kartonin tim përsëri.”

”Unë ende mbaj kontakte me lojtarët e Real Madridit. Njëri nga bashkëlojtarët më të mirë që kam pasur atje dhe që vazhdoj të kontaktoj më së shumti është Asensio. Jam i lumtur që ai po kalon në momente të mira.”

”Nuk kam folur shumë me Zidane që nga largimi, ai më inkurajoi me të gjithë forcën kur jam larguar dhe e falënderoj shumë.”

23-vjeçari në 8 ndeshje ka shënuar 6 gola për Lyonin. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori