Talenti shqiptar "cmend" Palermon
Albeu.com
Talenti shqiptar nga Maqedonia, Pajtim Kasami po bën bujë me transferimin e tij tek skuadra e Palermos. Me pasaportë zviceriane, lojtari 18 vjecar me kombësi shqiptare cilësohet si e ardhmja e ...... skuadrës siciliane, duke u krahasuar madje edhe me argjentinasin Pastore e danezin Kjaer.

“Nëse Kasami është këtu, i detyrohem shumë drejtorit sportiv që e hoqi nga gjurmët e Lazio-s”, shprehet presidenti Zamparini. Mesfushori i shpresave të Zvicrës ka pasur një eksperiencë me të rinjtë e Liverpool dhe zvicerianët e Bellinzona.

Deri tani ai ka shënuar 5 gola në dy miqësoret me Palermon, duke premtuar se do mbushë vendin e lënë bosh nga uruguajani Cavani.
Shtuar më 22/07/2010, ora 00:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori