Talenti shqiptar firmos me klubin e Serie A
Futbollisti shqiptar, Lirim Kastrati, ka arritur akordin me skuadrën e Bolognas.

Lajmi është bërë publik nga “TuttoMercatoWeb.com” dhe mbrojtësi i datëlindjes 1999 mësohet të ketë firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Serisë A.

Në të kaluarën Kastrati është aktivizuar me 17-vjeçarët e Shqipërisë, ndërsa më pas zgjodhi përfaqësuesen e moshave të Kosovës.

19-vjeçari është një produkt i Romës dhe ishin pikërisht kryeqytetasit që e dispononin kartonin e mbrojtësit shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori