Dren Feka është futbollisti me origjinë shqiptare, i cili që po ecën në karrierën e tij me Hamburgun. 18-vjeçari sapo firmosi një marrëveshje të re me klubin gjerman tashmë si profesionit, për të qenë pjesë e ekipit të dytë.
Feka që është pjesë e Gjermanisë U19 tani do të luajë si profesionist në ligën e katërt. Ai kërkohej nga disa ekipe si St. Pauli, Verder Bremeni apo Benfika.
Dren Feka është një lojtar, i cili mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe përpara saj.
Shtuar më 27/12/2015,
ora 09:30