Talenti shqiptar i City-t huazohet te Cambuur
Pas Bersant Celinës një tjetër talent me origjinë shqiptare siguron një kontratë profesioniste me Manchester City-n. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin kosovar Sinan Bytyqi, i cili sapo hodhi të zezën mbi të bardhë me citizens u huazua në Holandë te skuadra e Cambuur, që e mbylli fazën e parë të Eredivisie në vendin e shtatë, që të siguron pjesëmarrjen në Europa League.

Sinan Bytyqi ka lindur në Prizren dhe është formuar si futbollist në skuadrat zinxhir të Admira Waker në Austri, ndërsa në 2012 u bë pjesë e akademisë së Manchester City-t. 19-vjecari luan mesfushor i avancuar, sulmues krahu por edhe si pykë, ndërsa idhulli i tij është braziliani Neymar.

Bytyqi ka marrë pasaportë austirake dhe ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Autrisë. Së fundmi është grumbulluar me U-21 të këtij vendi, ku është aktivizuar në tri ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Në rast se Federata Shqiptare e bind Bytyqin që të veshë fanellën kuqezi, nuk do të kishte asnjë pengesë që ai të vihej nën urdhrat e Gianni De Biasit, sigurisht pasi të pajisej me pasaportë shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori