Talenti shqiptar i jep kualifikimin në kupë skuadrës kroate
Futbollisti shqiptar, Arbër Mehmetllari, ka shënuar golin e fitores për Lokokotiven e Zagrebit U-19 ndaj Inter Zapresiç, duke e kualifikuar ketë ekip për në gjysmëfinalet e Kupës së Kroacisë për të rinj. Sulmuesi i lindur në vitin 2000 shënoi në pjesën e dytë të fitores 1-0.

Mehmetllari, në te kaluarën pjesë e Shqipërisë U-19, luajti për 90 minuta, si ka ndodhur vazhdimish këte sezon, ku Lokomotiva e Zagrebit kryeson kampionatin kroat U-19, me katër pikë më shumë se Hajduku dhe 6 më shume se Dinamo e Zagrebit.

Duket se pas Myrto Uzunit një tjetër sulmues shqiptar mund të zbarkojë te ekipi kroat bardheblu, pasi Mehmetllari, nje “prodhim” i Akademisë së Alban Bushit në Shqipëri, ka firmosur për katër sezone me Lokomotivën.
Shtuar më 04/12/2018, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori