Talenti shqiptar mahnit Ancelottin dhe yjet e Bayernit (FOTO)

Xhongleri shqiptar Fabian Duro po përjeton një karrierë fantastike, teksa së fundmi ka performuar edhe para yjeve të Bayernit të Mynihut.

Videoja e tij u shndërrua në një hit të vërtet në internet duke u bërë ehe pjesë e faqeve të mëdha botërore si "Daily Mail". Ai ka qenë sot i ftuar nga Paul Clement për t’u takuar së bashku në fushën stërvitore të Bayern Munich.

“Sot kam bërë shfaqje për ekipin e Bayern Munich, para stërvitjes. Dita më e bukur e jetës time, padyshim. U prezantova nga Ancelotti për ekipin e Bayern dhe të gjithë lojtarët më përqafuan e duartrokitën. Mora edhe disa dhurata, kam shumë video dhe foto, që do të postohen në të ardhmen,” – ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Facebook. /albeu.com/


Shtuar më 24/10/2016, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori