Talenti shqiptar Ndoj shpallet kampion i Italisë
Futbollisti shqiptar Emanuele Ndoj është shpallur mbrëmë kampion i Italisë me Romën U19.

Verdhekuqtë triumfuan me rezultat të përgjithshëm 7-6 falë goditjeve të penalltive pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.

Mesfushori Ndoj luajti titullar duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Ai u zëvendësua në minutën e 88-të, edhe për faktin se më parë kishte marrë një karton të verdhë dhe kishte shpenzuar shumë energji. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori