Talenti shqiptar ngjall interesin e Juventusit


Juventusi dhe Empoli duket se i kanë shumë mirë punët, sepse pas transferimit në bardhezi të mesfushorit të talentuar Hamed Traore, tashmë edhe një talent shqiptar mund të marrë rrugën për në Torino.

Bëhet fjalë për mesfushorin ofensiv të Shqipërisë U19, Kleis Bozhanaj, i cili vetëm para pak muajsh u transferua në Empoli, duke lënë Shqipërinë.

Empoli është një ndër klubet më të aftë për të punuar me të rinjtë dhe shpesh evidenton talente, ndaj klubet e pasur shohin aty për ndonjë element të spikatur.

Gazetari italian nga Torino, Matteo Pedrosi, raporton se se 18-vjeçari shqiptar i intereson Juves, që nga Empoli mund të marrë edhe trajnerin e të rinjve, Lamberto Zauli, i cili e njeh mirë Bozhanajn.

Një transferim te Juventusi do ishte një hap gjigant për Bozhanaj, edhe pse natyrisht do të luante me të rinjtë, ose do të huazohej.
Shtuar më 15/06/2019, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori