Zlatan Ibrahimoviç eshte tallur publikisht me Cristiano Ronaldon dhe
Lionel Messin, duke mos kursyer batutat ndaj tyre në disa
deklarata të botuara nga mediat
suedeze. Duket se sulmuesit të PSG-së nuk i pëlqen fakti që vazhdon të injorohet përsa i përket çmimit "Topi i Artë" ndaj dhe nuk ka nguruar të thumbojë dy yjet e Barcelonës dhe Real Madrid.
"
Ronaldo është spektator, por i privilegjuar. Gjithmonë sheh nga rreshti i parë ceremoninë ku nderohet
Lionel Messi", ishte fraza e tij e publikuar nga shume media
suedeze, të cilat më pas kanë theksuar se sulmuesi kishte deklaruar gjithashtu se
Ronaldo nuk duhej të ishte as mes finalistëve të këtij çmimi prestigjoz.
"Ka të paktën 10 lojtarë qe janë me të mire se
Ronaldo", ishte batuta e tij e radhës.
Pas thumbimeve ndaj portugezit, radhën e ka pasur argjentinasi, me te cilin Ibrahimoviç eshte tallur duke iu referuar shtatlartësisë së tij.
"Ai mund të ketë fituar "Topin e Artë" përsëri, por vazhdon të ketë nevojë për një shkallë sa herë që ka nevojë për të blkerë një çokollatë nga shpërndaresi automatik", ishte batuta e suedezit.
Mediat e ndryshme evropiane kanë hezituar fillimisht të publikojnë këto
deklarata, duke pritur një përgënjeshtrim të sulmuesit suedez, por duke parë se ai nuk ka ardhur, kanë kuptuar se thumbimet e Ibrahimovië kanë qënë të vërteta, edhe pse mund të jenë thënë në një ambient shoqëror dhe jo me qëllimin për t’u publikuar në media. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2013,
ora 11:22