Të gjithë golat e ndeshjeve të luajtura mbrëmë në Ligën e Kampion
Albeu.com
Golat nga 8 ndeshjet e mbremshme ne Ligen e Kampioneve. Futbollistët e Gllazgou Renxhersit kanë arritur të shkëpusin një pikë ndaj Barcelonës, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit E të Ligës së Kampionëve. Futbollistët e Gllazgou Renxhersit kanë arritur të shkëpusin një pikë ndaj Barcelonës, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit E të Ligës së Kampionëve. Skocezët, të cilët luajtën para tifozëve të vet iu gëzuan pa masë kësaj pike, duke pasur parasysh faktin se tashmë janë në krye të grupit së bashku me Barcelonën, me nga 7 pikë. Barcelona dominoi gjatë gjithë ndeshjes, sulmoi pa rreshtur, e qëlloi një herë shtyllën dhe pati raste të shumta për gol, por skocezët ia arritën ta ruajnë rrjetën e portës së tyre të pa tundur.
Në ndeshjen tjetër të grupit E, Lioni shënoi fitore si mysafir ndaj Shtutgartit, 2:0, duke mbetur në luftë për kualifikim në fazën e dytë, derisa kampionët e Gjermanisë pas kësaj humbjeje kanë humbur shpresat për kualifikim të mëtejshëm.
Në grupin F, Roma shënoi fitore ndaj Sportingut, 2:1. Pjesa e parë përfundoi baraz 1:1, por golin e fitores për skuadrën e Spalletit e realizoi futbollisti malazez, Mirko Vuçiniq. Në duelin tjetër të këtij grupi, Mançester Junajtedi realizoi fitore në Kiev ndaj Dinamos, me rezultat 4:2, duke regjistruar fitoren e tretë në po aq takime, derisa Dinamo mbetet ende pa pikë dhe tashmë pa gjasa për t'u kualifikuar në fazën e dytë.
Në grupin G, PSV Aindhoveni arriti të shkëpusë një pikë ndaj Fenerbahçes, duke e mbyllur sfidën pa gola, 0:0, ndënëse holandezët disa minuta luajtën me një lojtar më shumë. Takimi tjetër i këtij grupi ndërmjet CSKA-së dhe Interit përfundoi me fitoren e kampionit të Italisë, 2:1.
Në grupin H, Arsenali e shpartalloi Slavinë e Pragës, 7:0, duke e barazuar rekordin me Juventusin, që në vitin 2003 kishte regjistruar fitoren më të thellë në Ligën e Kampionëve ndaj Olimpiakosit. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Secila shënoi fitore ndaj Steauasë, 2:1.

Rezultatet Grupi E:
Gllazgov Renxhers - Barcelona 0:0 Shtutgart - Lion 0:2 Fabio Santos 55', Benzema 78'

Grupi F:
Roma - Sporting Lisbonë 2:1 Zhuan 15', Vuçiniq 70' - Liedson 18'
Dinamo Kiev - Mançester Junajted 2:4 Rinkon 34', Bangura 78' - Ferdinand 10', Runi 18', Ronaldo 41', 68' (pen)

Grupi G:
CSKA - Inter 1:2 Zho 32' - Krespo 52', Samuel 80'
PSV - Fenerbahçe 0:0

Grupi H:
Arsenal - Slavia 7:0 Fabregas 5', 58', Hubaçek 24'(ag), Ualkot 41', 55', Hleb 51', Bendtner 89'
Sevila - Steaua 2:1 Kanute 5', Fabiano 18' - Petre 63'

Rezultatet Grupi E:
Gllazgov Renxhers - Barcelona 0:0
Shtutgart - Lion 0:2 Fabio Santos 55', Benzema 78'


Sevilla 2 - 1 Steaua Bucarest


Arsenal 7 - 0 Slavia Praga


Dinamo Kiev 2 - 4 Manchester United


Roma 2 - 1 Sporting Lisboa


CSKA Moscu 1 - 2 Inter


Stuttgart 0 - 2 Lyon


Glasgow Rangers 0 - 0 Fc Barcelona


PSV 0-0 Fenerbahce
Shtuar më 24/10/2007, ora 23:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori