Të gjithë në Real e presin Ronaldon
Albeu.com
Veterani i Real Madridit, Michel Salgado, ka deklaruar se 'mbretërit' janë në pritje të transferimit të yllit të Manchester United, Cristiano Ronaldo, sidomos tani pas lëndimit të Wesley Sneijder.
"Ne lojtarët nuk dimë asgjë për transferimin e Ronaldos. Ky është një problem i cili i takon drejtorit sportiv dhe trajnerit. Ne jemi lojtarë dhe mendojmë vetëm për futbollin. Mirëpo, tani pas lëndimit të Wesley Sneijder mendoj se skuadra duhet të bëjë tentativa më të mëdha".

"Të gjithë e njohim Cristiano Ronaldon, ai është një lojtar i shkëlqyer dhe të gjithëve do të na pëlqente transferimi i tij".

"Mendoj se duhet biseduar me drejtuesit e United për këtë gjë, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ata. Por nëse Cristiano Ronaldo vjen te Real Madrid, bashkëlojtarët do ta mirëpresin atë", ka thënë Salgado.
Shtuar më 04/08/2008, ora 22:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori