Të mërkurën zyrtarisht oferta “Kaka” me shifrën prej 145 milion Dollar
Albeu.com
Reali i Madridit do ti ofrojë Milanit këtë javë 145 milion dollarë për të bërë të vetin yllin brazilian Kaka. Lajmi është bërë nga e përditshmja spanjolle “Marca”.Nëse marrëveshja do të arrihet kjo do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. “Oferta do të bëhet mundësisht të mërkurën ose të enjten në Milano gjatë takimit midis zyrtarëve të dy klubeve të cilët zyrtarisht do të diskutojnë transferimin e mundshëm nga Reali i Madridit të sulmuesit Hulio Baptista”, - citon Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) gazetën spanjolle. “Reali i Madridit do të nisë një ofensivë totale këtë javë për Kakanë”, - shkruan “Marca”. Presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon, e ka vendosur prej kohësh Kakanë në majën e listës së dëshirave të tij. Por 25-vjeçari është ende nën kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2011 dhe ka pohuar se ndihet i lumtur të luajë për formacionin italian. “Reali i Madridit është një klub fantastik, por paratë nuk janë gjithçka”, - pohoi Kaka për Agjencinë Italiane të Lajmeve ANSA javën e kaluar. “Unë kam mësuar prej miqve të mi që u larguan nga Milani se sa keq janë ndierë që vepruan ashtu. Unë dua të bëj histori këtu”, - pohoi Kaka. Transferta më e madhe në historinë e futbollit është ajo e Zinedin Zidan kur nënshkroi për Realin e Madridit nga italianët e Juventusit në vitin 2001 për 75 milionë euro (120 milionë dollarë) G. Start
Shtuar më 02/08/2007, ora 14:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori