Tani Costa është i lirë, Conte e përqafon nga larg
Tani më rruga e Diego Costas është e lirë. Tekniku italian i tha në fillim të merkatos se ai nuk është më pjesë e planeve të tij dhe se ai do duhej të gjente një klu të ri.

Costa e ka pranuar këtë gjë dhe ka filluar duke e kërkuar dhe pse e ka pasur gati. Atletiko Madrid është klubi i cili ka dëshirën e njëjtë me lojtarin. Problemi i vetëm mbetet Chelse që kërkon 40 milionë euro, përcjell Albeu.com.

Por Atletiko Madrid nuk ka ndërmend të japë aq shumë. Spanjollët kanë bërë një ofertë jo zyrtare prej 20 milionë euro që nuk është pranuar ngam Chelsea. Costa pak ditë më parë doli me një bluze të Atletikos duke festuar dhe i tha Fabregazit që ndodhet me ekipin në turne, "Ma përqafo pak trajnerin". /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2017, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori