Tani numri i “10” i Brazilit është Trump dhe jo Neymar
Presidenti i Brazilit, Zhair Bolsonaro, ka kryer vizitën e tij të parë zyrtare në SHBA. Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij Donald Trump, Bolsonaro i dhuroi njeriut më të pushtetshëm në Amerikë një fanellë të kombëtares braziliane me mbiemrin e tij dhe numrin 10.

Natyrisht dhe presidenti amerikan i kishte marrë masat duke i dhuruar homologut të tij një fanellë të kombëtares amerikane.

Trump është një fans i madh i futbollit, por atij amerikan, gjithsesi djali i tij i vogël Baron Trump nuk i ka ngjarë babait duke preferuar futbollin që njohim të gjithë. Baron është pjesë e akademisë së DC United, ekip ku luan futbollisti i njohur anglez Wayne Rooney. /albeu.com/


Shtuar më 19/03/2019, ora 21:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori