Tani të fitojmë edhe në Torino
Sulmuesi suedez është rikthyer pas dëmtimit dhe ka qenë vendimtar për Milanin në fitoren e marrë në Ligën e Kampioneve të mërkurën në mbrëmje kundrejt ekipit të Plzenit.

"Eshtë i fuqishëm fizikisht, është shumë teknik, është një rikthim i rëndësishëm për ne". Alegri në fundin e ndeshjes ka përmendur të gjitha cilësitë e Ibrahimovicit.

Ndërsa Zllatan ka shijuar rikthimin në fushën e blertë ka thënë: "Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme dhe, mbi të gjitha, kam shënuar golin tim të parë pas dëmtimit".

"Jam më mirë, shpresoj të jem akoma më mirë të dielën. Kam luajtur të gjithë ndeshjen dhe ndihem mirë. Të dielën kemi Juventusin, skuadra ime e vjetër, do të jetë një ndeshje e vështirë, por do të shkojmë në Torino për të fituar". Për Ibrahimovicin nuk ekziston një alternativë tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori